Gazeta gjermane zbulon mënyrën se si po jeton Michael Schumacher

Gazeta prestigjoze gjermane “Bild” i ka kushtuar faqen kryesore ish-kampionit të Botës në Formula 1, Michael Schumacher. Në artikullin që hapet me titullin ” Kjo është mënyra se si ish-kampionati i Formula 1, Schumacher jeton sot”, gazeta rindez shpresat e tifozëve të 7-të herë kampionit të F1 se gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar ndjeshëm. 

Për Schumacher po kujdesen rreth 10 ekspertë të rehabilimit, fizioterapistë dhe infermierë, në mënyrë që të ndihmojnë familjen e kampionit për të shpejtuar përmirësimin e tij.“-shkruhet në hyrje të artikullit të Bild.

Në pesë vitet e fundit, zyra e vjetër e Schumit është shndërruar në një dhomë spitalore super të pajisur.

Asgjë nuk është lënë pa bërë për të shpejtuar shërimin e Schumacherit“, thotë “Bild”, që  raporton se, ndër të tjera, atij i ofrohet për të dëgjuar zhurmat e makinës së tij të garave.

“Për pyetjen si është gjendja e Schumacherit ka një përgjigje të shkurtër“,-thotë Bild. “Kampioni i Ferrarit nuk është më në rrezik për jetën!”.

Michael Schumacher ra në koma pas një përplasje brutale me një orteg gjatë pushimeve të tij dimërore në alpet e Austrisë.