Gani Demaj, këshilltar i Haradinajt, harxhoi për dy vjet mbi 42 mijë euro

Jo vetëm kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka bërë shpenzime të mëdha të buxhetit për udhëtimet jashtë vendit.

Harxhime marramendëse ka bërë edhe shefi i kabinetit të kryeministrit, Gani Demaj. Shpenzimet e tij për mëditje, akomodim, shpenzime dhe bileta kapin shifrën 42 mijë e 618 euro. Vetëm për mëditje ai ka marrë gjithsej 3 mijë e 644 euro.

Ai për akomodim në udhëtimet jashtë vendit ka shpenzuar 16 mijë e 561 euro, teksa për shpenzime tjera 20 mijë e 541 euro. Ndërsa biletat për udhëtime shefit të kabinetit të Haradinajt i kanë kushtuar 1 mijë e 870 euro, shkruan Zeri.info