Futbollisti shqiptar futet në listë me Dembele e Diego Costa (Foto)

Janë disa lojtarët që këtë verë nuk po mundin të transferohen. Dikush do të largohet, por kontrata është pengesë, dikë duan ta heqin dhe asnjë nuk paguan sa duhet për kartonin e tij.

Në listën e kësaj kategorie lojtarësh, që kanë probleme me klubet, është edhe mbrojtësi me origjinë shqiptare, Florent Hadërgjonaj.

Lojtari i përfaqësueses së Zvicrës është pjesë e Ingolstadit në Gjermani, klub që e ka blerë atë tek Yong Boys.

Hadërgjonaj për momentin nuk po stërvitet me ekipin dhe nëse ndonjë klub nuk e blen atë, atëherë do të stërvitet me ekipin e dytë.