Futbollisti krishterë bie në sexhde dhe lutet për viktimat e Zelandës së re

Rasti i ditës së premte në Zelandën e Re, ku mbeten të vdekur 50 mysliman derisa po luteshin në xhami, ka tronditur botën.

Një person në Zelandën e Re, ka kryer një akt terrorist duke hyrë në një xhami, për të qëlluar për vdekje 50 persona.

Figura nga e gjithë botë, kanë shprehur ngushëllime dhe janë lutur për viktimat e këtij akti makabër.

Futbollisti i krishter, Kosta Barbarouses që luan për ekipin e Melbourne Victory, golin që e shënoi sot ia ka kushtuar tragjedisë që ndodhi në Zelandë të Re.

Ai pas golit të shënuar, ka rënë në seshe dhe është lutur për viktimat.

Më vonë, i njëjti futbollist shënoi një tjetër gol, por refuzoi të festonte./Lajmi.net/