“Futbollistët kilianë ishin të dehur kundër Brazilit”

Kili nuk ka mundur që në xhiron e fundit të sigurojë një biletë për në botërorin “Rusia 2018”.

Kilianët kanë pësuar tre gola në takimin kundër Brazilit, e cila gjë ka bërë që në goldallimit më të dobët të shkojë më tutje Peru.

Por, bashkëshortja e portierit të kombëtares, Cluadio Bravos, Carla ka pohuar se lojtarët ishin të dehur ndaj brazilianëve.

“Ata u larguan të dehur nga një ndeje dhe nuk ishin arritën të jenë në gjendje të mirë”, shkruante në rrjetet sociale Carla Pardo.

Mirëpo, këto akuza i ka hedhur poshtë mesfushori Gary Medel, i cili pohoi se asgjë nuk ka të vërtetë.

“Unë nuk e kam parë asnjë lojtar të dehur ose të dehur nuk e kam parë duke u stërvitur. Të gjithë ata që kanë qenë në kombëtare janë angazhuar maksimalisht, kanë dhënë shpirtin e tyre”, tha Medel.

Ndryshe, Kili u rendit në kualifikimet e botërorit në pozitën e gjashtë ndërsa Peru në të pestën me 26 pikë, por goldallimi i peruanëve ishte plus një gol, ndërsa i kilianëve, minus një sosh.