Fundoset një anije në Mesdhe, 67 migrantë të vdekur

Së paku 67 migrantë kanë humbur jetën pas fundosjes së një anijeje në Detin Mesdhe afër Libisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Një peshkatar raportoi incidentin te Alarm-Phone-Initiative, një linjë telefonike e organizuar për refugjatët për fatkeqësi në Detin Mesdhe, tha agjencia e lajmeve ANSA të mërkurën vonë.

Të paktën 67 njerëz vdiqën ndërsa 30 të tjerë u shpëtuan, tha agjencia, duke shtuar se migrantët po përpiqeshin të kalonin Detin Mesdhe për të arritur në Evropë.

Çdo vit, mijëra migrantë të parregullt shpesh mbyten pasi përdorin Libinë si një hyrje për të kaluar Mesdheun në Evropë në anije të mbipopulluara.