Ftesa për dëshmi ndaj Remit, reagon OVL-UÇK: Jemi kundër Speciales

Gjykata Speciale ka lëshuar thirrjen për dëshmitarin e parë nga Kosova, në këtë rast komandantit Rustem Mustafa-Remi.

Ndaj kësaj thirrje sot ka reaguar Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtaret Kosovës, transmeton lajmi.net.

Ata thonë se me këtë rast është bërë padrejtësi, pasi UÇK ka bërë luftë çlirimtare mbrojtësen pajtim me konventat ndërkombëtare.

Reagimi i plotë i OVL UÇK-së:

Për shumë vite pas luftës ishim dëshmitarë të dështimit total të drejtësisë ndërkombëtare, ecila përmes mekanizmave të ashtuquajtur të drejtësisë, vazhdimisht organizoikomplote kundër luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Edhe në rastin e zhvillimit të hetimeve nga Gjykata Speciale, ndaj Komandant Remit – Rrustem Mustafa dhe të tjerëve, konsiderojmë se është duke u bërë padrejtësi, për shkak se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë çlirimtare mbrojtëse në pajtim me konventat ndërkombëtare.

Ne si OVL UÇK, ekemi thënë se nuk jemi kundër drejtësisë dhe për këtë kemi kërkuar gjykatëvendore që i ndjek krimet, por kemi qenë dhe jemi kundër gjykatës speciale, përshkak se është një etnike dhe e cila nuk ka për qëllim ndjekjen e atyre që kanëkryer krime, por vetëm kompromitimin e luftës sonë çlirimtare.

SHPËRNDAJE