FSK-së i shtohen edhe 330 pjesëtarë të rinj

Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) i janë bashkuar edhe 330 rekrutë të rinj për vitin 2019, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast në Kazermën “Adem Jashari” është mbajtur ceremonia e certifikimit të rekrutëve të rinj. Ceremonia ka filluar nën intonimin e Himnit shtetëror.

Komandantin i FSK-së, Rrahman Rama, deklaroi se FSK-ja tani ka kapacitet e duhura, përmes së cilave mund t’i bashkohet edhe NATO-s.

“Ju zgjodhët një profesion fisnik për t’iu shërbyer qytetarëve të Kosovës. FSK-ja ka vajzat dhe djemtë me të mirë të këtij vendi, ne jemi të gatshëm për paqe dhe stabilitet. Ne sot kemi kapacitete e duhura që mund ti bashkohet edhe forcave të ushtrisë ndërkombëtare siç është ajo e NATO-së”.

“Të jeni të zellshëm dhe më integritet, respektoni urdhrat vetëm në këtë mënyrë do t’i bëni nder FSK dhe do ta bëni krenar secilin qytetarë të Kosovës. Urime certifikimi dhe fat në forcat ushtarake”, u shpreh Rama.

Zëvendësministri i Mbrojtës, Burim Ramadani, theksoi se kjo ministri po konsolidohet dhe FSK-ja po rritet.

Sipas tij, qëllimi kryesor është bashkëpunimi me ShBA-në dhe anëtarësimi në NATO, raporton EO.

” Është një ditë e veçantë, do të jeni ushtarët më të rinj të ushtrisë sonë. Është hapi i parë i juaji për të punuar me nder. Ministria e Mbrojtjes po konsolidohet dhe FSK po rritet”.

“Vizioni ynë është që Kosova të jetë e sigurt dhe e mbrojtur. Vullneti ynë është bashkëpunimi ynë me rajonin. Rruga jonë përpara është fillimi i bashkëpunimit me ShBA-në dhe anëtarësimi ynë në NATO”, tha ai.