FSHMN bojkoton mësim, s’ka kushte për punë

Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore (FSHMN), ka marrë vendim për bojkotim të procesit mësimor. Tahir Arbneshi, dekan i FSHMN-së, tha se ky është vendim i Këshillit të FSHMN-së, për të bojkotuar mësimin. “Vendimi është marrë që semestri i dytë të mos fillojë pa u parë fillimi i punës për objektin e FSHMN-së”, tha ai sot në RTK. Sipas tij mësimi tani vazhdohet në objektin e Fakultetin e Filologjisë dhe nuk ka kushte për punë. Ai bëri me dije se çdo vit kanë kërkuar që të kenë hapësira pune për këtë fakultet. Arbneshi tha se nuk ka parcelë për këtë fakultet.