Frutat dhe perimet që ngjajnë me organet njerëzore (Video)

Po t’i hedhim një sy formës sonë trupore dhe formës së frutave dhe perimeve do të shohim një ngjashmëri befasuese që provon më së miri shprehjen e mësipërme.

Për të mësuar më tepër mbi frutat dhe perimet që ngjasojnë me organet të cilave u bëjnë mirë, AgroWeb.org ju fton të shikoni shumë shkurt videon në fund të tekstit.

Nëse shikon pjesën e brendshmë të karrotës nga larg do të duket sikur ajo i ngjan syrit.

Sa më shumë t’i afrohesh, aq më shumë do të dallosh tiparet e irisit të syrit dhe bebes së syrit.

Patatja e ëmbël nga ana tjetër ka ngjashmëri të madhe me pankreasin. Xhenxhefili i ngjan stomakut.

Por ka edhe shembuj të tjerë të ngjashmërisë së formave të ushqimeve me organet e trupit të njeriut që AgroWeb.org ka përgatitur për ju.

Arrat ngjajnë me trurin, kumbullat me qelizat

Arrat kanë dy hemisfera, një mburojë si një kafkë dhe nyje plot.

Një arrë e zakonshme ngjan jashtëzakonisht me trurin në shumë nivele. Dhe truri i njeriut është ai që përfiton më shumë nga arrat.

Ndërsa kumbullat e prera ngjajnë me qelizat dhe ushqyesit që ato përmbajnë, si edhe kaliumi janë krejt të dedikuar tek proceset qelizore.

Këto të fundit janë të vetmet ndër frutat arrore që përmbajnë sasi të mëdha Omega 3 që mbrojnë funksionet e trurit.

Karrotat ngjajnë me sytë

Pjesa e brendshme e karrotës i ngjan syrit të njeriut deri në perfeksion. Po ta shohësh nga larg mund të dallosh edhe formën komplekse të irisit.

Mos vallë natyra po përpiqet të na thojë diçka? Karrotat janë tejet të pasura me beta karoten që luftojnë kataraktin e syrit dhe degjenerimin e shikimit si pasojë e moshës (një simptomë që prek 25% e njerëzve mbi moshën 65 vjeçare).

Rrushi ngjan me mushkëritë

Degët me rrush të kujtojnë kapilarët dhe flluskat e vogla që gjenden në bronket e që njihen ndryshe si qeset e mushkërive të cilat ndihmojnë kalimin e oksigjenit nga mushkëritë në gjak.

Rrushi njihet për aftësitë e tij në uljen e rrezikut të kancerit të mushkërive dhe përbërësit që gjenden në farat e rrushit minimizojnë rrezikun e azmës së shkaktuar nga alergjitë.

Domatet ngjajnë me zemrën

Ashtu si zemra e njeriut, edhe domatet janë të kuqe dhe zakonisht përbajnë katër ndarje.

Domatet janë një burim i pasur i likopenit që parandalon sëmundjet koronare dhe që neutralizon efektet e dëmshme të kolesterolit të keq.

Për më tepër, domatet janë të pasura me folat që ndihmojnë prodhimin e qelizave të kuqe që përcjellin oksigjenin, të njëjtat qeliza që kalojnë përmes zemrës nëpër të gjithë trupin.

Avokadot ngjajnë me organin femëror të riprodhimit

Fruti i avokados ka formën e organit të riprodhimit femëror. Ky frut ka nevojë për nëntë muaj që të çelë e të piqet.

Në zemër të tij ka fara çuditërisht të mëdha që përngjasojnë me fetusin në organin e femrës. Avokado është një burim i pasur acid folik.

Studimet kanë treguar që nëse një femër ha një avokado në javë, hormonet e saj janë më të balancuara, mund të humbasë peshën e akumuluar gjatë shtatzanisë dhe parandalojë tumorin e qafës së mitrës.

Fasulet ngjajnë me veshkat

Fasulet shërojnë dhe mbrojnë funksionet e veshkave. Për më tepër ato kanë të njëjtën formë si ky organ.

Selinoja ngjan me kockat

Selinoja trung-gjatë ngjan me kockat dhe padyshim u bën mirë atyre. Selinoja ka aftësi t’u japë kockave shumë forcë.

Selinoja është burim i pasur silikoni që është pjesë e strukturës molekulare për të cilën kockat kanë nevojë që të jenë të forta.

Një tjetër rastësi e çuditshme është që kockat kanë 23% sodium dhe selinoja ka po aq.

Nëse ju mungon sodiumi në ushqimin tuaj, atëherë trupi e merr nga kockat duke i dobësuar ato.

Bimë të tilla plotësojnë nevojat e kockave dhe të trupit.

Kërpudhat ngjajnë me veshët

Nëse pret një kërpudhë përgjysmë do të shohësh që ka formën e veshit të njeriut.

Konsumimi i kërpudhave përmirëson dëgjimin tregojnë ekspertët. Kërpudhat janë ndër të paktat ushqime që përmbajnë vitamin D.

Kjo vitaminë është e rendësishme për kocka të shëndetshme, edhe për ato më të voglat fare që ndodhen në vesh që shërbejnë për përçimin e tingujve në tru.

Shembuj të tjerë

Xhenxhefili – Një copë xhenxhefil ngjan me stomakun dhe një nga vlerat e tij ka të bëjë pikërisht me qetësimin e stomakut.

Patatet e ëmbla – Ato kanë ngjashmëri të madhe me pankreasin. Patatet e ëmbla ndihmojnë në stabilizimin e nivelit të sheqerit në gjak tek diabetikët./AgroWeb.org