Frika dhe pasiguritë e fëmijës duhet të mirren seriozisht

Fëmijët, nga mosha 3 vjeç e deri në moshën 6-7 vjeç, e kanë shumë të vështirë të tregojnë një ngjarje që i ka trembur.

Shpesh ata nuk e tregojnë menjëherë, por pas disa kohesh që u ka ndodhur kjo eksperiencë. Kjo vonesë ka disa arsye: e para nuk dinë ta tregojnë. Fëmija e ka shumë të vështirë të lidhë ngjarjen me fjalët që duhet të përdorë për të treguar çfar u ka ndodhur.

E dyta, atyre u duhet kohë ti rendisin gjërat dhe fjalët që të mund të shprehin. Dhe e treta, kanë shumë frikë apo u mungon kurajo për të treguar, pasi i tremb shumë ndjesia se mos janë ata fajtorët për eksperiencën e keqe.

Në këtë fazë të jetës njeriu është i parritur si psiko-emocionalisht po ashtu edhe nga ana gjuhësore që të mund të shprehet. Prandaj prindër kini kujdes dhe përpiquni të dalloni shqetësimin te fëmija edhe pse nuk është e lehtë. Dhe përpiquni që kur të bëni pyetje të evitoni pyetjen e tmerrshme “pse”.

Fëmijët kur dëgjojnë këtë pyetje jo vetëm tremben, por humbasin edhe atë pak aftësi që me mund r kanë ndërtuar për të menduar dhe shprehur.

Fëmija 7 vjeç përjeton dhe përballet me shumë ndryshime

Fillimi i shkollës, përballja dhe përshtatja me mësuesen, me ritmin e mësimeve, socializimin me shokët e klasës dhe mbi të gjitha konkurrenca ndërmjet nxënësve që po bëhet gjithnjë e më e ashpër.

Në të njëjtën kohë, duhet të arrijë disa autonomi, si të vishet e të lahet vetë. Një problem tjetër shumë serioz i kësaj moshe, është frika nga vdekja e cila në këtë fazë shfaqet si frika nga të mbeturit vetëm, apo që prindërit mund ta lenë vetëm.

Frika dhe pasiguritë e fëmijës, duhen marrë seriozisht nga të rriturit dhe jo si bezdi apo me shaka. Janë prindërit ata që ndihmojnë dhe sigurojnë fëmijën që të përjetojë, superojë, por edhe të eksplorojë botën që e rrethon i sigurt që nuk është vetëm.(Autorja është pediatre) /Mesazhi/