“Freskia” shpërndan ëmbëlsira për 1 500 persona

“Freskia” me aktivitet simbolik i kontribuon atmosferës festive te Bajramit, duke proklamuar me këtë shembullin pozitiv të dashurisë dhe afërsisë ndër njerëzore.

Fondacioni Freskia ketë e realizoi nëpërmjet shpërndarjes se ëmbëlsirave në sheshe te dy komunave: Prishtine e Skenderaj.

Aktiviteti është pritur mjaftë mirë nga qytetarët, ndërsa janë shpërndarë ëmbëlsira për 1500 persona.

Bashkë me ëmbëlsirën qytetarëve u janë shpërndarë edhe disa porosi motivuese që kanë për qëllim thellimin dhe forcimin e marrëdhënieve ndërfamiljare. Po ashtu, janë shpërndarë edhe fletushka informuese rreth Fondacionit Freskia dhe aktiviteteve të saja.

Fondacioni Freskia, falënderon të gjithë bashkëpunëtorët dhe ata që, në një mënyrë apo tjetrën, ndihmuan në realizimin e këtij aktiviteti.

“Me theks të veçantë falënderojmë Drejtoritë për Shërbime Publike pranë komunave përkatëse për lirimin e hapësirave për aktivitetin. Nuk e harrojmë as pastiçerinë NEKTARINA, për ëmbëlsirat!”