Frashër Krasniqi pritet me tortë nga krahu i Visar Ymerit

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje sërish është parë i ndarë gjatë seancës se sotme ku po tentohet të kalojë Projektligji për ratifikimin e demarkacionit.

I rikthyeri në Kuvend, deputeti i VV-së, Frashër Krasniqi u prit me torte nga grupi i deputetëve të krahut të Dardan Molliqaj. Me nga një buzëqeshje në fytyrë, në një fotografi të postuar në fb, shihet grupi i Molliqajt, duke u relaksuar më një torte gjatë pauzës se seancës së Kuvendit, shkruan lajmi.net.

“Kënaqësi t’i kthehem punës me kolegët deputetë”, ka shkruar deputeti i sapoliruar nga paraburgimi.

Ndërkohë, asnjë nga grupi i krahut të Albin Kurtit nuk është parë në atë fotografi. Për më tepër ky grup i deputetëve po qëndron ndaras me grupin tjetër edhe në zyre.

Tashmë Lëvizja Vetëvendosje zyrtarisht është pozicionuar kundër propozimit të Qeverisë për votimin e demarkacionit. Kryeministri, Ramush Haradinaj edhe një pjesë e kabinetit të tij janë parë duke biseduar me një pjesë të grupit parlamentar të Lëvizje Vetëvendosje që i takojnë grupit të Molliqajt.

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës është në pauzë.