Francë, Le Pen dhe Macron në balotazh për zgjedhjet presidenciale

Kandidati i pavarur i qendrës Emmanuel Macron do të përballet me kandidaten e ekstremit të djathtë Marine Le Pen në balotazhin e 7 majit të zgjedhjeve presidenciale në Francë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sondazhet tregojnë se Macron kryeson me 24 për qind, e ndjekur nga Le Pen me 21.8 për qind. Kandidati konservator Francois Fillon dhe i së majtës ekstreme Jean-Luc Melenchon të dy me nga me 19 për qind.

Pjesëmarrja duket e ngjashme si me zgjedhjet e vitit 2012, që ishte rreth 80 për qind.

Duket se votimi për Macron rritet më shumë me votat e numëruara urbane, ndërsa shënon rënie te Le Pen.

Kandidati socialist, Benoit Hamon, është jashtë me rreth 6.5 për qind.