Francë, gratë me shamia largohen me dhunë nga restoranti:”Muslimanët janë terrorist” (VIDEO)

Pronari i një restoranti në periferi të Parisit i ka larguar dy gra muslimane me mbulesë nga lokali dhe menjëherë fillojnë protestat.

“Terroristët janë musliman dhe gjithë muslimanët janë terrorist… Njerëzit si ju nuk i dua këtu”: kështu u drejtua pronari i një restoranti në Paris dy grave me mbulesë të cilat hyrën në lokalin e tij.
Ngjarja ka ndodhur në restorantin “Le Cenacle” para syve të shumë klientëve.
Pronari i lokalit, sa i pa që hyrën në lokal dy grat muslimane, u afrua atyre, dhe në një mënyrë shumë të vrazhd, u tha që ta lëshojnë lokalin.
Dy grat nuk u frikësuan dhe u përgjigjën duke thënë:”Ne nuk duam që të na shërbejnë personat racist”.
Menjëherë arrin replika e pronarit:
“Racistët nuk vrasin njerëz”. Njëra nga gratë muslimane u përgjigj fjalëve ironike të pronarit duke e pyetur nëse kishte vrarë dikë.
Pas pak, situata përkeqësohet dhe pronari i restorantit “Le Cenacle” i nervozuar nga sjellja e dy grave me mbulesë, spjegon se si vizioni i tij për botën muslimane ka ndryshuar si rezultat i ngjarjeve të fundit që kanë tronditur Francën dhe të gjitha vendet tjera.
“Madame -thotë pronari- të gjithë terroristët janë musliman dhe muslimanët janë terrorist.
Kjo frazë ka shumë domethënie. Analizoni dhe e kuptoni. Jam me një shtet laik dhe kam të drejt ta shprehi mendimin tim”.
Pas kësaj bisede, pronari kërkoi përsëri nga grat muslimane që ta lëshojnë restorantin, kaluan disa minuta dhe grat u larguan duke e thirrur policinë.
Siç raporton agjencia e lajmeve italiane Adnkronos, pas këtij incidenti, kolektivi kundër islamofobisë në Francë ka bërë thirrje në rrjetet sociale për ta”prishur reputacionin e këtij restoranti në të gjitha hapësirat online ku shfaqet emri i tij”. Disa klient të restorantit e kanë filmuar dhe e kanë shpërndarë në web një inçizim të shkurtër, që tregon një pjesë të diskutimit mes grave dhe pronarit t ë lokalit. Shumë shpejt videoja është përhapur në rrjet, mes polemikave dhe përkrahjeve./MESAZHI/Kurtali Kurtish

Përkthyer nga gazeta italiane “il giornale”, video Aljazeera