Franca zhvendos qindra migrantë, shqetësim për sigurinë dhe higjenën

Autoritetet franceze po zhvendosin të paktën 900 migrantë, pas shqetësimeve për sigurinë dhe higjenën. Një zëdhënës i rajonit Nord tha se migrantët që po evakuohen përfshijnë një numër të paspecifikuar të fëmijëve dhe familjet e tyre, ndërsa shtoi se ata do të dërgohen në një strehim të përkohshëm, dhe  iu është lejuar të aplikojnë për azil.

Një gjykatë këtë muaj urdhëroi që migrantët të largoheshin, në mënyrë që të ndalet dhuna dhe trafikimi i qenieve njerëzore, por grupet e aktivistëve kanë paralajmëruar që evakuimet nuk i ndalojnë ardhjet e emigrantëve në atë zonë.

Mediat lokale thonë se migrantët janë kryesisht kurdë nga Iraku. Ata largohen nga varfëria dhe konflikti dhe vendosen kryesisht përgjatë bregdetit francez me shpresën se nga aty mund të kalojnë në Britaninë e Madhe./Opinion.al