Franca tejkalon Gjermaninë, ja sa i dhuruan për Shqipërinë

Franca është deri më tani shteti që ka premtuar të dhurojë shumën më të madhe për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri.

Mësohet se Franca do të japë gjithsejë 160 milion euro, ku 100 milion euro do të jenë përmes financimit të projekteve të zhvillimit, kurse 60 milion euro vetëm për zonën e Durrësit në formë granti.

Lista e dhurimeve sipas shteteve deri më tani:

BE-  100 milionë euro;
KE – 15 milionë euro;
Gjermania – 11 milionë euro;
Italia – 65 milionë euro;
Franca – 100 milionë euro;
Suedia – 5.6 milionë euro;
Britania e Madhe – 1 milion pound;
Kroacia – 1 milion euro;
Luksemburgu –  250 mijë euro;
Serbia – 2 milionë euro;
Polonia – 2.7 milionë euro;
Danimarka- 2.7 milionë euro;
Greqia – 2.5 milionë euro dhe 200 shtëpi;
Holanda – 3 milionë euro;
Sllovakia jep 250 mijë euro për rindërtimin e objekteve arsimore;
Austria jep 1 milion euro për rindërtimin;
Republika Çeke jep 9.5 milionë koruna;
Sllovenia do të japë 300 mijë euro për ndërtimin e një shkollë në një nga zonat e prekura;
Hungaria –  5.6 milionë euro;
Bullgari – 375 mije euro;
Spanja – 20-25 mije euro;
Rumania jep 2 milionë lei;
Mali i Zi 500 mijë euro.