“Franca nuk ka nevojë për paratë e Kosovës, Qeveria ka vendosur të shitet ‘franquz’”

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar propozimit të kryeministrit, Ramush Hradinaj, për ndarjen e mjeteve për katedralen Notre Dame.

Abdixhiku përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Franca nuk ka nevojë për paratë e Kosovës, pasi që sipas tij, për rindërtimin e Notre Dame janë mbledhur mbi 1 miliardë euro tashmë.

“Për paratë e Kosovës nevojë kanë ato dy vajza – njëra 2 vjeçe e tjetra 18 – fotot dhe lutjet e së cilave për ndihmë na shpërndahen gjithandej. Për këto para nevojë kanë dhe ato spitale që kërkojnë dorza sterile para secilës lindje. Për këto para – dhe shumë më shumë – nevojë kanë hallgjorët e Kosovës, qeveria e së cilëve ka vendosur të shitet “franquz””, ka shkruar ndër të tjerash Abdixhiku.

Postimi i plotë i Abdixhikut:

Franca nuk ka nevojë për paratë e Kosovës; as si substancë e as si simbolikë. Për Notre Dame janë mbledhur mbi 1 miliardë euro tashmë.

Për paratë e Kosovës nevojë kanë ato dy vajza – njëra 2 vjeçe e tjetra 18 – fotot dhe lutjet e së cilave për ndihmë na shpërndahen gjithandej. Për këto para nevojë kanë dhe ato spitale që kërkojnë dorza sterile para secilës lindje. Për këto para – dhe shumë më shumë – nevojë kanë hallgjorët e Kosovës, qeveria e së cilëve ka vendosur të shitet “franquz”