Franca fiton kryendeshjen ndaj Holandës

Franca ka fituar kryendeshjen e grupit A në Eliminatoret për Botërorin “Rusia 2018”, duke mposhtur Holandën si mysafir me rezultat 1 me 0.

Të vetmin gol e realizoi Paul Pogba në minutën e 30-të. Ai shënoi supergol nga distanca.

Franca tani është e dyta në Grupin A me pikë të barabarta me Suedinë që prinë. Dy ekipet kanë nga shtatë pikë. Holanda ka katër si e treta në grup. Bullgaria ka tri e ajo ndiqet nga Bjellorusia e Luksemburgu në fund.