Franca bllokon vizat, Kosova mban shpresat tek Samiti i Parisit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar sot me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.

Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook teksa ka thënë se me Heltdt ka biseduar edhe pritjet nga takimi i Parisit, shkruan lajmi.net.

Ai po ashtu ka falënderuar Gjermaninë për qëndrimin e saj karshi Kosovës.

“Takim i rregullt me Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë Christian Heldt, me të cilin biseduam për takimin e Berlinit, pritjet nga takimi i Parisit dhe rolin konstruktiv dhe konsistent të Gjermanisë karshi Kosovës, ruajtjes së integritetit territorial të vendit dhe stabilitetin në rajon”, ka shkruar Haradinaj

E më herët gjatë ditës, edhe zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj ka thënë se Kosova nuk duhet ta humb mundësinë që i jipet në takimin e Parisit për marrëveshjen me Serbinë.

Përveç kësaj, Kosova pret që në takimin e Berlinit të marrë përfundimisht dritën e gjelbër për heqjen e vizave.

Megjithatë, gjatë ditës së sotme, ashtu si vazhdimisht është raportuar se Franca do të jetë pengesë për heqjen e tyre.

SHPËRNDAJE