Fotografohen me Erdogan, Federata Gjermane e Futbollit kritikon dy futbollistët

Federata Gjermane e Futbollit ka kritikuar dy futbollistët e njohur me origjinë turke, Mesut Özil dhe Ilkay Gündogan, të cilët luajnë në kampionatet evropiane.

Shkak është bërë paraqitja e tyre në fotografi me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan.

Të dy lojtarët me origjinë turke por të lindur në Gjermani, i dhuruan fanellat me emrin dhe nënshkrimit e tyre Erdogan gjatë një aktiviteti të dielën në Londër.

“Për Presidentin tim të nderuar, me respekt të madh”, shkroi Gündogan.

Özil luan për Arsenalin dhe Gundogan për Manchester Cityn.

Të dy lojtarët po përgatiten për Kupën Botërore të FIFA-s në Rusi, në të cilën Gjermania është ndër favoritët. Turqia nuk u kualifikua.