Fotografia e publikuar, Flora Brovina jep sot deklaratë në Policinë e Kosovës

Flora Brovina do të japë sot deklaratë në Policinë e Kosovës në lidhje me fotografinë e publikuar dje.

Deputetja e PDK-së, Flora Brovina do të japë sot deklaratë në Policinë e Kosovës në lidhje me fotografinë e publikuar dje ku paraqiti sipas saj një grua kosovare duke u dhunuar seksualisht nga ushtarët serbë.

Lajmi.net ka mësuar se Brovina gjatë ditës së sotme do ta sqarojë publikimin e saj në Policinë e Kosovës.

Kurse, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli do të takohet sot me krerët e sigurisë dhe hetuesisë për të diskutuar mbi rastin e fotografisë së publikuar nga Brovina.