Foshnja më e shëndoshë në botë, vuan nga një gjendje e rrallë

Një foshnje me një gjendje të rrallë peshon më shumë se sa mesatarja e fëmije 9-vjeç.

Luis Manuel, i cili është vetëm 10 muajsh, peshon 30 kg.

Mjekët mendojë se djali vuan nga sindroma Prader-Willi (PWS), një sëmundje e pakurueshme që mund të çojë dhe në atak në zemër tek fëmijët.

Familja e tij bën apel për ndihmë pasi thonë se nuk mund të përballojnë dot trajtimin mjeksor për djalin e tyre nëse konfirmohet diagnoza.

Luis peshonte 3.5 kg kur lindi, një peshë normale për një foshnje, por filloi më pas të shtonte peshë në shkallë alarmante.

Sindroma Prader-Willi është një çrregullim gjenetik që shkaktohet nga humbja e funksionit të gjeneve të veçanta,që shkakton tek të sëmurit gjendje urie gjatë gjithë kohës, shpesh çon në obezitet dhe diabet të tipit 2./Mesazhi/