Formacioni i sezonit në Premier Ligë, mungon Salah

Premierliga angleze e futbollit të dielën i ka dhënë fund një sezoni mahnitës, me kampionin që u përcaktua vetëm në xhiron e fundit.

Manchester City janë skuadra e parë në këtë dekadë që arrin të mbrojë titullin e fituar një sezon më parë.

‘The Citizen’ patën nevojë për 98 pikë për t’u shpallur kampion këtë sezon, me Liverpoolin që ishte pas tyre me vetëm një pikë më pak.

‘Goal.com’ është përkujdesur të bëjë formacionin e sezonit në Premierligë, me gjashtë lojtarë të Manchester Cityt në të, përcjell ‘lajmi.net’.

Formacioni i sezonit në Premierligë:

Ederson, Trent Alexander Arnold, Virgil van Dijk, Aymeric Laporte, Andy Robertson, Bernardo Silva, Fernandinho, Eden Hazard, Raheem Sterling, Sergio Aguero dhe Sadio Mane.