Formacioni i mundshëm i Arsenalit ndaj Napolit

Arsenal dhe Napoli do të përballen sonte në kuadër të çerekfinales së Ligë së Evropës.

Arsenal dhe Napoli do ta zhvillojnë sonte (e enjte) ndeshjen e parë çerekfinale në kuadër të Ligës së Evropës.

Skuadra londineze do të jetë në këtë ndeshje pa Hector Bellerin, Holding dhe Dani Welbeck, që janë të lënduar, përcjell lajmi.net.

Arsenal mund të mbetet edhe pas Laurente Koscielnyn dhe Granit Xhakën, që janë poashtu të lënduar.

Te topçinjtë mund të mungojë edhe Mesut Ozil, gjersa në mesfushë pritet të startojë Aaron Ramsey.