Formacioni i Kosovës kundër Anglisë

Kosova ndeshet sonte me liderin e grupit, Anglinë, në eliminatoret e Euro 2020.

“Dardanët” sonte do ta kenë detyrën e vështirë për ta vazhduar ecurinë mbresëlënëse prej ndeshjeve të zhvilluara pa disfatë – 15, rekordi më i mirë në Evropë – përballë njërës ndër fuqive më të mëdha në botën e futbollit, Anglisë.

Ekipi kombëtar i Kosovës do ta vazhdojë rrugëtimin drejt kualifikimit në Kampionatin Evropian 2020 me ndeshjen e sotshme kundër Anglisë, e cila nis në orën 20:45 në stadiumin e Southamptonit, “St. Mary’s”, raporton lajmi.net.

Kjo ndeshje do të jetë e vlefshme për Grupin A të kualifikimeve në EURO – ku garojnë edhe Republika Çeke, Mali i Zi dhe Bullgaria. Favorite për ta fituar këtë grup është Anglia, mirëpo Kosova do të mund ta sigurojë një vend në Evropian edhe duke u radhitur e dyta në grup.

“Sportsmole” ka publikuar formacionin e mundshëm të Kosovës.

Kosova: Muric; Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Hadergjonaj; Voca, Halimi; Zhegrova, Celina, Rashani; Muriqi.