Formacionet e mundshme, Solskjaer në kërkim të një mrekullie tjetër

Në mes të Barcelonës dhe gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve është Manchester Unitedi të cilët besojnë në mrekulli ashtu si ndaj Paris Saint Germainit.

Ndeshja e parë në Old Trafford përfundoi 0-1 në të mirë të skuadrës katalunase, epërsia u arrit fal autogolit nga Luke Shaw.

Ivan Rakitic dhe Serigo Roberto ende janë në dyshim për Ernesto Valverden, ndërsa te Ole Gunnar Solskjaer ka disa mungesa të konfirmuara.

Shaw nuk do të luajë për shkak të lëndimit, ndërsa të lënduar janë Eric Bailly, Antonio Valencia, Ander Herrera. Trajneri norvegjez është në mes Alexis Sanchez dhe Jesse Lingard, por në avantazh është ky i fundit. Më poshtë keni formacionet e mundshme:

Barcelona (4-3-3): Ter Stegen; Sergi Roberto, Piqué, Lenglet, Jordi Alba; Busquets, Rakitic, Arthur; Messi, Suarez, Coutinho.

Man Utd (4-2-3-1): De Gea; Dalot, Lindelof, Smalling, Young; Pogba, McTominay; Lingard, Mata, Rashford; Lukaku.

SHPËRNDAJE