Formacionet e mundshme së Superkupës së Evropës: Real Madrid – Atletico Madrid

Real Madrid dhe Atletico Madrid do të ballafaqohen për titullin e parë kontinental të sezonit pas një vere me ndryshime në staf teknik dhe lojtarë.

Shumë ndryshime që kanë vendosur një realitet tjetër në dy skuadrat sesa kishin vetëm disa muaj më parë, në fund të vitit të kaluar.

Padyshim se këto do të ndikojnë këtë të mërkurë në Tallinn, ku do të takohen për Superkupën e Evropës.

Tani për tani, është misterioze se si do të paraqiten ekipet respektive pasi që ka pasur ndryshime në skuadra, ku Los Blancos pas shumë vjetëve do të luajnë pa Cristiano Ronaldon dhe nuk do të drejtohen nga Zinedine Zidane.

Theksojmë se takimi pritet të startojë rreth orës 21:00, në stadiumin estonez, A. Le Coq Arena.

Theksojmë se Reali vjen në këtë takim si fitues i Ligës së Kampionëve gjersa Atletico ka triumfuar në Ligën e Evropës.

Reali: Keylor; Carvajal, Ramos, Varane, Marcelo; Casemiro, Kroos, Isco; Asensio, Bale dhe Benzema.

Atletico: Oblak; Juanfran, Giménez, Godín, Filipe Luis; Koke, Rodrigo, Saul, Lemar; Griezmann dhe Diego Costa. /Telegrafi/