Formacionet e derbit në CHL: Juventus – Atletico Madrid

Juventus do të ketë shumë punë sonte ndaj Atletico Madridit.

Juventus dhe Atletico Madrid do ta zhvillojnë sonte nga ora 21:00 përballjen e dytë në kuadër të Ligës së Kampionëve.

‘Zonja e Vjetër’ e ka humbur ndeshjen e parë në Wanda Metropolitano me rezultat, 2:0, ndërsa sonte shpreson që ta përmbys rezultatin ndaj madrilenëve, përcjell lajmi.net.

Për Juventusin pritet që të startojë Leonardo Spinazzola, e që do të jetë njëherësh edhe debutimi i tij në Ligën e Kampionëve.

Maxi Allageri do të jetë i detyruar të bëjë disa ndryshime në formacion, pasi Alex Sandro është i suspenduar, ndërsa, Mattia de Sciglio, Andrea Barzagli, Douglas Costa, Sami Khedira dhe Juan Cuadrado, janë të lënduar.

Spinazzola mund të luaj edhe si mbrojtës, ndërsa Federico Bernardeschi pritet ta ndihmojë Ronaldon në sulm.

Allegri gjithashtu pritet të startojë me Martin Caceres, para Daniele Ruganit, shkaku i përvojës së tij.

Atletico Madrid nga ana tjetër, do të jetë pa Diego Costan dhe Thomas, që janë të suspenduar nga ndeshja e parë, ndërsa Felipe Luis është në dilemë, pasi ka pësuar lëndim.

Më poshtë mund t’i shikoni formacion e mundshme të të dyja skuadrave:

Juventus: Szczesny; Cancelo, Bonucci, Chiellini, Spinazzola; Emre Can, Pjanic, Matuidi; Bernardeschi, Mandzukic, Ronaldo.

Atletico Madrid: Oblak, Juanfran, Godin, Gimenez, Luis, Koke, Rodri, Saul, Lemar, Morata, Griezmann.