Ford Focus ST i ri me 280 kuaj fuqi

Ford ka publikuar fotot dhe detajet teknike të versionit sportiv Focus ST i ri që do të jetë i disponueshëm me motorë benzinë dhe naftë.

Focus ST i ri u zbulua zyrtarisht të hënën pas fotove “spiunuese” në vjeshtë të kësaj makine të pamaskuar që zbuloi pamjen e jashtme të këtij modeli, transmeton KosovaPress.

Duke pasur parasysh se dizajni nuk ishte një sekret, risi më e madhe ishte futja e një motori benzinë me katër cilindra 2.3-litra EcoBoost që zëvendëson motorin e mëhershëm 2.0. Fuqia e re prodhon 280 kuaj fuqi.

Prodhuesi deklaron se Focus ST i ri nga 0 deri në 100 km/h arrin për më pak se 6 sekonda, pa specifikuar kohën e saktë.

Vetura do të debutojë në panairin e ardhshëm në Gjenevë dhe do të jetë e pranishme në variantin hatchback me pesë dyer, si dhe në versionin karavan. 

Shitja në Evropë do të fillojë në verë, ndërsa çmimet për momentin nuk janë bërë të ditura.