Ford Excursion rikthehet për një shëtitje të re (Video)

Sepse në këtë kohë, nevojiten më shumë SUV të mëdhenj

Shumë pak njerëzve iu kujtohet modeli Excursion, që është lansuar në vitin 2000, që me 5.75 metra, është makina SUV më e gjatë ndonjëherë, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, për shkak të shpenzimit enorm të naftës dhe reklamës së keqe që iu bë, Ford e largoi nga prodhimi më 2015. Deri në atë kohë, janë shitur vetëm 16,283 njësi.

Mirëpo, këtë model gjigant, e ka rikthyer për një shëtitje të re, Custom Autos, që i ka bërë një përpunim të gjatë makinës.

Brenda saj është një motor i ri, që kryen shpenzim më të vogël, ndërsa enterierit I janë bërë vetëm ndryshime të lehta sepse ishte mjaft  ruajtur.

Tani që duket shumë mirë, po kërkohet të futet sërish në prodhim Ford Excursion, meqë duket se do ishte shumë I kërkuar në treg. 

SHPËRNDAJE