Forcat turke shkatërrojnë një kamp të organizatës terroriste PKK

Forcat ajrore turke kanë goditur kampet e organizatës terroriste PKK në veri të Irakut, raporton Anadolu Agency (AA).

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Turke njoftoi se forcat ajrore kanë goditur kampet e sapo zbuluara dhe strehimet e terroristëve në zonën malore Zap, Metin dhe Avashin-Basyan në rripin kufitar të Irakut.

Nga sulmet u shkatërrua një strehimore dhe depo e armëve dhe municioneve.

Të gjithë avionët luftarak që morën pjesë në sulme u kthyen në bazë pas përmbushjes me sukses të detyrës.

Malet e Kandil, Gara, Metin dhe Zap shtrihen në veri të Irakut përgjatë kufirit turko-irakian. Kjo është një zonë që njihet si djepi i lëvizjes terroriste PKK, e cila është në listën e organizatave terroriste në Turqi, SHBA dhe BE.