Forcat turke neutralizojnë 35 terroristë në veri të Irakut

Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë njoftoi se gjatë operacionit ajror në rajonin Kandil në veri të Irakut më 15 qershor, janë neutralizuar 35 terroristë të PKK-së, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shtabi i Përgjithshëm përmes një njoftimi ka dhënë informacione në lidhje me operacionin e zhvilluar në Kandil.

Sipas këtij njoftimi në operacionin ajror në veri të Irakut, në rajonin Kandil, më 15 qershor janë neutralizuar 35 pjesëtarë të organizatës terroriste separatiste.