Forcat izraelite arrestuan 11 palestinezë

Së paku 11 palestinezë janë arrestuar gjatë operacionit të mbrëmshëm të cilin forcat izraelite e kryen në rajonin e pushtuar të Bregut Perëndimor, raporton Anadolu Agency (AA).

Ushtria izraelite njoftoi se individët e arrestuar ngarkohen për pjesëmarrje në aktivitete terroriste, ndërsa hetimi kundër tyre është në rrjedhë.

Sipas të dhënave të institucioneve palestineze, momentalisht në burgjet izraelite gjenden afër 6.500 palestinezë, në mesin e të cilëve edhe 300 të mitur.

Paralelisht me këtë, ushtria izraelite njoftoi se mbrëmë vonë afër një postbllokut ushtarak në Nablus shpërtheu një bombë e improvizuar, ndërsa gjatë shpërthimit nuk ka persona të pësuar.

Tensionet në Lindjen e Afërt në mënyrë shtesë u intensifikuan pas zhvendosjes së ambasadës amerikane në Kuds, të cilin Izraeli e pushtoi në vitin 1967.

Mijëra palestinezë nga fundi i muajit mars në kufirin me Gazën protestojnë për shkak të pushtimit izraelitë dhe kërkesën e të drejtës për t’u kthyer në tokën e tyre. Forcat izraelite kanë vrarë së paku 115 protestues palestinezë, ndërsa kanë lënduar disa mijëra.