Fondacioni Freskia gëzon skamnorët, shpërndan 50 pako ushqimore dhe 200 dhurata për fëmijët

Fondacioni Freskia në prag të festës së Kurban Bajramit shënon dy aktivitete, si përpjekje për të qenë sa më afër familjeve në nevojë në prag të festave dhe jo vetëm.

Fondacioni Freskia ka bërë shpërndarjen e afro 50 pakove ushqimore, në kuadër të aktivitetit të saj “Sofra e Bajramit”. Pako këto që për nga përmbajtja kanë arrit vlerën e afro 40€.

Po ashtu, Fondacioni Freskia, në kuadër të aktivitetit të saj “Dhurata e Bajramit”, do të bëjë shpërndarjen e 200 dhuratave për fëmijë. Dhurata këto që për nga përmbajtja e tejkalojnë vlerën e 20€.

Fondacioni Freskia, shfrytëzon rastin që të falënderoj të gjithë ata që na kanë mbështetur, përkrahur dhe mbi të gjitha kanë besim tek ne.

Urime festa e Kurban Bajramit ngase vetëm të bashkuar, të unifikuar dhe duke qenë si një trup i vetëm i japim kuptim festës.

Me respekt
Fondacioni Freskia.