Fluks i frikshëm i ikjes së mjekëve nga Kosova

Gjermania, Suedia e shtetet tjera të Bashkimit Evropian po vazhdojnë t’ia marrin Kosovës punëtorët shëndetësorë.

Së fundmi edhe Katari ka shfaqur interesim t’i rekrutojë mjekët kosovarë.

Pasojat e ikjes së mjekëve nga vendi vlerësohet se do të jenë afatgjate, shkruan sot gazeta Zëri.

Qindra mjekë viteve të fundit kanë ikur nga Kosova për ta vazhduar profesionin e tyre në shtetet tjera të Bashkimit Evropian, ku edhe po paguhen më shumë.

Fluksi i ikjeve i punëtorëve shëndetësorë vlerësohet të jetë në rritje edhe gjatë këtyre muajve, derisa po shtohet edhe rreziku se Kosova nuk do të ketë mjaftueshëm mjekë në një të ardhme të afërt.