Florijana varroset nesër në Zvicër

Ish-futbollistja e Zvicrës me prejardhje shqiptare, Florijana Ismaili, nesër do të varroset në Zvicër.

Varrimi i të ndjerës do të bëhet në Worben, Kantoni i Bernës, shkruan Blick .Ch përcjellë Klan Kosova.

Lojtarja e Kombëtares së Zvicrës dhe kapitenia e Young Boys për femra, vdiq tragjikisht javën e kaluar në Liqenin e Comos në Itali.

Ajo u raportua e zhdukur që nga 29 qershori.

Trupi i saj u gjend nga ekipet emergjente italiane në thellësi prej 204 metrash.

Para pak ditësh u publikua edhe një raport mjekësor pas vdekjes së Florijanës.

Ky raport fillestar bën me dije se ajo nuk ka vdekur nga hipotermia apo ndonjë infarkt, por gjatë ekzaminimeve asaj janë gjetur disa copëza të ushqimit, që besohet se mund ta kenë shkaktuar vdekjen nga konsumimi i tepërt i ushqimit.

Homazhe në nderim të Florit kanë bërë edhe tifozët e Young Boys, por edhe shoqet e ekipit të saj në përkujtim të saj kanë bërë tattoo në trupin e tyre me simbolin “FL 9 dhe një kapuq”.

Raporti përfundimtar i obduksionit sipas Prokurorisë së Comos pritet të dal për një muaj.