Flora Brovina publikon dëshmi se si ushtarët serbë kanë dhunuar një grua në Kosovë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Flora Brovina, ka publikuar dëshmi se si ushtarët serbë kanë dhunuar femrat, gjatë periudhës së luftës në Kosovë.

Brovina ka thënë se në fotografi shihen ushtarët serbë duke dhunuar një grua në Kosovë, dhe familjarët përreth saj janë disa të vrarë, e disa duke u keqtrajtuar nga ushtria serbe.

“Këtë fotografi e kanë parë edhe EULEX-i edhe UNMIK-u, ata e dinë se kush është dhe nuk ka asnjë reagim”, tha Brovina duke mos dashur të jep më shumë detaje, transmeton Telegrafi.

Deputetja e PDK-së, Flora Brovina gjatë publikimit të dëshmisë për krimet serbe në Kosovë

Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës ka filluar në ora 10:00, dhe ka shtatë pika të rendit të ditës, ku ndër të tjera është propozim rezoluta për gjenocidin, formimi i komisionit shtetëror për krijimin e Tribunalit dhe pika tjera që lidhen me gjenocidin serb në Kosovë.