Fletarrestet, provokime të Serbisë

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, konsideron se me fletarrestet e fundit, Serbia e ka dëmtuar në masë të madhe dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore në Bruksel.

Në intervistën dhënë “Zërit”, ajo kërkon që kundër Serbisë të aplikohen masa reciproke, përfshirë edhe këta me fletarrestime.

Sipas Tahirit, Serbia nuk ka pranuar asnjëherë që temë diskutimi në Bruksel të jetë çështja e fletarrestimeve.

Siç deklaroi Tahiri, arrestimi i Ramush Haradinajt mund të nxisë tensione ndërmjet dy shteteve, ndërsa Serbinë ajo e quan si Kalë të Trojës, të cilën Rusia e ka futur në Ballkan për nxitje konfliktesh.

Ndërsa sa i përket murit ilegal, ajo thotë se muri do të shembet deri në fund të këtij muaji, pasi që “një gjë të tillë nuk e duan as serbët në veri”.

Kurse vonesën e praktikumit të marrëveshjes për letërngjitës, Tahiri e quan si kompetencë të koalicionit qeverisës.