Flamuri shtetëror i Kosovës rikthehet mbi kalanë e Artanës

Flamuri shtetëror i Republikës së Kosovës nuk është hequr nga Kalaja e Artanës. Ai është rikthyer pasditen e sotme përsëri aty ku kishte qenë edhe më herët.

Kryetari i Artanës, Svetislav Ivanoviq, tha sot se, flamuri shtetëror i Kosovës është hequr nga kalaja. Mirëpo, flamuri është rikthyer mbi kala sot pasdite. Ai është fotografuar nga një qytetarë dhe është dërguar në adresën e lajmi.net.“Ne ishim aty sot, e pamë që flamuri është hequr, nuk ka asgjë, ne e kemi diskutuar këtë edhe me zyrtarët e policisë së Kosovës”, tha sot Svetislav Ivanoviq.

Sipas tij, për vendosjen e flamurit në atë kala ai ishte informuar nga mediat dhe nuk kishte ditur asgjë për këtë çështje.Edhe media dhe zyrtarët serbë kishin reaguar mjaft ashpër për vendosjen e flamurit në këtë kala.Mediat serbe, kishin shkuar edhe më larg duke e quajtir si “Kështjellë Mesjetare Serbe”.