Fjalët e para të Vuçiqit në Kosovë

Presidenti serb Aleksander Vuçiq gjatë fjalimit të tij të parë  në Banjska, ka thënë se Beogradi dhe Prishtina do të shkëmbejnë informacione në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviq.

Vuçiq tha se ka tri mesazhe për serbët, e para është se ata duhet të mbijetojnë dhe të mbeten në Kosovë, e dyta se ai erdhi për të biseduar për të garantuar sigurinë e tyre, dhe e treta se qeveria e Serbisë duhet të merret me krimin dhe korrupsionin në radhët e veta.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se serbët duhet të qëndrojnë për të mbijetuar në shtëpitë e tyre, me ndihmë të mëtejshme nga shteti dhe se Serbia dëshiron dhe do të bëjë gjithçka për të ruajtur paqen dhe për të zgjidhur mosmarrëveshjet.

“Shteti i Serbisë do të vazhdojë të ndihmojë serbët në Kosovë  për të siguruar zhvillimin e tyre ekonomik, dhe do të gjejë mekanizmat e ri për të siguruar sigurinë e tyre dhe për t’u marrë me krimin dhe korrupsionin”, tha ai.

“Serbët duhet të qëndrojnë dhe mbijetojnë në shtëpitë e tyre në Kosovë. Kjo nuk duhet të na bëjë të jetë më pak në vendin ku kemi jetuar gjithmonë. Kjo është arsyeja pse ne si shtet do të luftojmë me të gjitha mënyrat”, tha Vuçiq.