Fjala magjike e Haradinajt “nuk e di” që zgjidh çdo problem

Nga: Rijad Imeri

Nuk e di pse jam Musliman! Nuk e di kush janë Zëvendësministrat! Nuk e di ku qëndrojnë Kufinjtë e Kosovës! Nuk e di si ka hyrë mishi i prishur në Kosovë!

Nuk e di pse nuk iu lejua Gjuriqit me hy në Kosovë! Nuk e di kush i prangosi Gylenistat dhe i depërtoi në Turqi!

Nuk e di pse Burundi e tërhoqi njohjen! Nuk e di… jo nuk e di…

Por një gjë e di, se kryeministri dhe ministrat e zëvendësministrat duhet t’i kenë rrogat më të larta në rajon, në një vend ku varfëria e ka arritur kupën e saj.