Fitore e thellë e Realit, kalon në raundin tjetër në Kupën e Mbretit

Fitore e thellë e Realit, kalon në raundin tjetër në Kupën e Mbretit
Real Madridi ka shënuar fitore të thellë në ndeshjen e kthimit në Kupën e Spanjës.

Los Blancos kanë triumfuar në Santiago Bernabeu përballë skuadrës modeste Melilla me rezultat të thellë 6-1.

Kësisoj kampionët në fuqi të Evropë pas dy ndeshjeve kanë eliminuar Melillan me rezultat të përgjithshëm 10-1.

Marco Asensio shënoi dy gola të shpejt në minutat 33 dhe 35, ndërsa Javier Sanchez e ngriti epërsinë në 3-0 në pjesën e parë.

Skuadra e udhëhequr nga Santiago Solari shënoi edhe tre gola të tjerë në pjesën e dytë.

Isco realizoi dy herë ndërsa Vinicius Junior shënoi një gol tjetër.

Në anën tjetër për ekipin mysafir golin e vetëm e realizoi Qasmi nga pika e bardhë.

Trajneri i Real Madridit, Santiago Solari në këtë takim i dha rast lojtarëve që nuk kishin shumë minuta.

Gjatë 90 minutave futbollistët madrilen shkëlqyen dhe kishin 32 tentime.