Fiton Interi, mposht Bolognan

Interi ka mposhtur Bolognan me rezultat 2-1 në ndeshjen e xhiros së 25-të të Serie A, shkruan indeksonline.

Zikaltërit kaluan në epërsi në minutën e dytë të ndeshjes me një gol të Eder.

Një ish-interist, Rodrigo Palacio barazoi rezultatin në minutën e 25-të të ndeshjes.

Golin e fitorës e shënoi Yann Karamoh në minutën e 63-të.

Me këtë fitore, Interi mbetet e treta në tabelë me 48 pikë, dy më shumë se Lazio.