Fitojnë Unitedi dhe City, mposhtet Chelsea

Manchester United dhe Manchester City kanë shënuar fitore minimale në ndeshjen e xhiros së fundit, ndërsa Chelsea është mposhtur thellë në udhëtim te Newcastle United.

‘Djajtë e Kuq’ me një gol të Rashford, kanë mposhtur Watfordin.

Fitore ka shënuar edhe Manchester City, që ka mposhtur 0-1 Southamptonin, me një gol të shënuar në minutën e fundit të ndeshjes.

Humbje në xhiron e fundit, ka pësuar Chelsea, që u mposht 3:0 nga Newcastle United.