Kriza e naftës, fitimet e Gazprom”-it përgjysmohen

Fitimi neto i gjigantit energjetik rus “Gazprom” në tremujorin e tretë të vitit 2019 shënoi rënie me 45 për qind në 212 miliardë rubla ruse (3.3 miliardë dollarë) në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ulja ishte për shkak të rënies së vëllimit të eksporteve të gazit natyror dhe uljes së çmimeve të gazit natyror”, tha kompania ruse.

Të ardhurat e tremujorit të tretë të kompanisë janë zvogëluar me 37 për qind në 587 miliardë rubla (9.14 miliardë dollarë). Sidoqoftë, fitimi neto i “Gazprom”-it për periudhën janar-shtator u rrit me 3 për qind në 1 trilion rubla krahasuar me vitin e kaluar.

Në vitin 2018, fitimi neto i prodhuesit më të madh në botë të gazit natyror arriti në 1.5 trilionë rubla ruse (22.5 miliardë dollarë).

Një dollar amerikan është i barabartë me 64.10 rubla ruse.