‘Fire and Fury’, del në treg libri që tërboi Trump-in

Donald Trump thotë se libri me aludime të dëmshme për administratën e tij është i mbushur me gënjeshtra. Libri citon ish-ndihmësin Steve Bannon, që flet për një takim me një grup rusësh, në të cilin djali i Trump ishte i pranishëm dhe e cilëson takimin, një lloj tradhëtie.

Libri po ashtu tregon se Trump u habit nga fitorja e tij në zgjedhje. Avokatët e Trump u përpoqën të ndalonin botimin e ‘Fire and Fury’; brenda Shtëpisë së Bardhë të Trump, nga Michael Wolff, që ka dalë në shitje mëngjesin e sotëm. Libri, raportohet se bazohet në më shumë se 200 intervista, por disa pjesë të tij janë kritikuar dhe janë vënë në dyshim. Sidoqoftë, edhe nëse vetëm gjysma e asaj që përmban libri është e vërtetë, ai sjell sërish një portret të urryer të një presidenti paranojak dhe një Shtëpie të Bardhë kaotike.

Banon raportohet të ketë thënë duke iu referuar takimit me rusët në kullën Trump; “Ata do ta thyejnë ‘don junior’ si një vezë në televizion kombëtar. Takimi, në të cilin ishte i pranishëm djali i madh i presidentit, Donald Trump junior, po hetohet nga këshilltari special Robert Mueller, si pjesë e hetimit të tij për përzierje të mundshme mes zyrtarëve të fushatës së Trump dhe Rusisë.

Vetë Trump ka thënë se nuk i ka dhënë autorit akses në Shtëpinë e Bardhë dhe as nuk ka folur me të për librin, që sipas tij është i mbushur me gënjeshtra, keqprezantime dhe burime që nuk ekzistojnë. Më herët ai kish thënë se Bannon, që ishte shkarkuar në gusht, kishte humbur mendjen pas humbjes më parë të postit të tij në Shtëpinë e Bardhë.