Finlandë, kreu i antidrogës dënohet me 10 vite burgim

Në Finlandë ndodh edhe kështu: të arrestohet pikërisht ish-kreu i Antidrogës së kryeqytetit Helsinki, veç akuzave të tjera edhe për trafikim droge.

Aarnio, 59 vjeç, është shpallur fajtor për 5 akuza penale në lidhje me lëndët narkotike, si dhe për 17 shkelje të tjera, përfshi këtu edhe kërcënimin ndaj një të dyshuari. Përpara se të arrestohej në vitin 2013, ai kishte kaluar një karrierë të gjatë 30-vjeçare në forcat e Antidrogës.E megjithëse ai mohon kategorikisht të gjitha akuzat, Aarnio rezulton i dënuar edhe për një tjetër çështje në shtator të këtij viti, dënim me 3 vite heqje lirie për “mashtrim”.

Përqindja e krimeve është relativisht e ulët në Finlandë, krahasuar me vendet e tjera europiane. Vendi renditet si i dyti më pak i korruptuar, pas Danimarkës, në indeksin global të hartuar nga “Transparency International”.