Finalja e Ligës së Kombeve nuk mund të luhet në “Fadil Vokrri”

Kombëtarja e Kosovës do t’i luajë të gjitha ndeshjet në udhëtim në Play Offin e Ligës së Kombeve.

‘Dardanët’ fillimisht do të jenë mysafir të Maqedonisë së Veriut më 26 mars, dhe në rast kualifikimi në finale, do të ndeshen me fituesin e sfidës tjetër, Gjeorgji – Bjellorusi.

Mikpritëse i finales së madhe të Ligës D në Ligën e Kombeve, do të jetë skuadra fituese e duelit mes Gjeorgjisë dhe Bjellorusisë.

Finalja do të zhvillohet më 31 mars.

Dy udhëtimi të vështira për Kosovën, të cilat duhet t’i fitojë për të siguruar një vend në EURO 2020, që në vitin e ardhshëm mbahet në 12 qytete të Evropës.