Fillon takimi Erdogan-Trump në Washington

Presidenti amerikan Donald Trump falënderoi presidenti turk Recep Tayyip Erdogan për punën e bërë në kufirin Turqi-Siri.

Presidenti amerikan Trump tha se janë miq prej kohësh me presidentin Erdogan, duke shtuar se sot do të bisedojnë për sistemin S-400 dhe avionët F-35.

Presidenti amerikan Trump tha se Turqia së fundmi ka kapur mbi 100 militantë të DEASH-it në Siri dhe vazhdon t’i mbajë nën vëzhgim.

SHPËRNDAJE